Ndërlidhjet

Rusi: 15 të vdekur nga zjarri


Zyrtarët e Emergjencës në Rusi thanë se 15 njerëz e kanë humbur jetën nga zjarri në një ndërtesë banimi në jug të Rusisë, ndërsa 7 të tjerë janë hospitalizuar.

Hetuesit dyshojnë se shkaku i zjarrit mund të jetë i qëllimshëm ose si pasojë e ngrohëseve elektrike.

Rreth 100 banorët e ndërtesës në Molodyozhni të rajonit Astrakhan janë evakuuar në shkollën e fshatit.

Zjarret vdekjeprurëse në shkolla, spitale dhe ndërtesa të banimit në Rusi janë shpeshtuar viteve të fundit si pasojë e neglizhencës dhe shkeljes masovike të rregullave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG