Ndërlidhjet

Talebanët shpallin 10 ditë armëpushim në Pakistan


Luftëtarët talebanë në rajonin e trazuar Swat në veriperëndim të Pakistanit, kanë shpallur armëpushim 10 ditësh.

Zëdhënësi i talebanëve, Muslim Khan tha se hapi është "gjest i vullnetit të mirë" në kohën kur po zhvillohen bisedimet ndërmjet militantëve dhe zyrtarëve të qeverisë.

Ndërkohë, një klerik i afërt me talebanët (Soofi Mohammad) tha se një marrëveshje paqësore mund të nënshkruhet të hënën më 16 shkurt.

Në të kaluarën, marrëveshjet paqësore me militantët kanë dështuar.

Lugina Swat, që një kohë ishte një nga destinacionet më të popullarizuara turistike, tash është kryesisht nën kontrollin e talebanëve.
XS
SM
MD
LG