Ndërlidhjet

Përplajse e nëndetëses britanike dhe asaj franceze


Mediat britanike raportojnë se një nëndetëse britanike dhe ajo franceze janë përplasur në Oqeanin Atlantik, më herët këtë muaj.

Të dy nëndetëset janë të pajisura me raketa bërthamore, të gatshme për lansim.

Raportohet se të dy nëndetëset janë dëmtuar gjatë kësaj ndeshjeje, që ka ndodhur më 3 ose 4 shkurt, përkundër faktit se të dy ato ishin të pajisura me aparate speciale për zhurmë.

Ministria e mbrojtjes e Britanisë ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur.

Marina franceze, është cituar se ka njoftuar se përplasja "nuk e ka rrezikuar sigurinë bërthamore në asnjë moment".
XS
SM
MD
LG