Ndërlidhjet

Karaxhiqi ballafaqohet me dy akuza për gjenocid


Gjykata Ndërkombëatre për Krime të Luftës në Hagë, njoftoi se ish lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, do të ballafaqohet me dy akuza për gjenocid, e jo vetëm me një, siç mendohej më parë.

Akuza e parë për gjenocid u referohet krimeve të kryera në Bosnjë gjatë vitit 1992, ndërsa e dyta për masakrën në Srebrenicë në vitin 1995.

I akuzuari Radovan Karaxhiq, u arrestua në Beograd, në korrik të vitit 2008, 13 vite pasi ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës.
XS
SM
MD
LG