Ndërlidhjet

Clinton viziton Indonezinë


Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton mbërriti në Indonezi, në ndalesën e dytë të turit të saj në Azi.

Vizita në Indonezi në udhëtimin e parë të saj jashtë vendit si kryediplomatja amerikane, është në vijën e dëshirës së presidentit Barack Obama për farkimin e marrëdhënieve më të mira të Shteteve të Bashkuara me botën myslimane.

Indonezia është vendi me më shumë popullsi myslimane në botë.

Pas Indonezisë, Clinton do të udhëtojë në Korenë e Jugut dhe Kinë.

Ndalesa e parë e Sekretares së Shtetit ishte Japonia.
XS
SM
MD
LG