Ndërlidhjet

Lajiç: Mlladiçi do të arrestohet


Ratko Mlladiç do të arrestohet pavarësisht përpjekjeve të tij të jashtëzakonshme për të mbetur në arrati.

Rasim Lajiç, zyrtar i qeverisë serbe për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës tha se optimizmi i tij bazohet në informacionet më të fundit nga shërbimet e sigurisë.

Lajiç tha se përpjekjet më të fundit të qeverisë do të japin rezultat lidhur me arrestimin e Mlladiçit.

Mlladiç është në arrati që nga viti 1995 dhe për herë të fundit është parë në Beograd në vitin 2006.
Mlladiç akuzohet për gjenocid gjatë luftës në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG