Ndërlidhjet

McKiernan: 2009 vit i vështirë në Afganistan


Kryekomandanti i forcave amerikane në Afganistan tha se viti 2009 me gjasë do të jetë "vit i vështirë", dhe se pret që lufta kundër militantëve talebanë të kërkojë përkushtim më të madh nga ana e SHBA-ve.

Gjenerali David McKiernan tha se shumica e 17 mijë ushtarëve që presidenti Barack Obama urdhëroi të dërgohen në Afganistan, do të dislokohen në jug të vendit, ku është qendra e kryengritjes talebane.

"Ballafaqohemi me kryengritje elastike, përzierje e grupeve të ndryshme, disa herë të ndihmuara nga Al Kaeda, të cilat vazhdimisht i kanë adaptuar taktikat, duke ndërmarrë sulme asimetrike kundër qeverisë, konvojeve dhe policisë", tha McKiernan.

Me dislokimin e ushtarëve shtesë, trupat amerikane në Afganistan do të numërojnë rreth 55.000. Ndërkohë që forcat e vendeve aëtare të NATO-s janë rreth 30.000.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG