Ndërlidhjet

Gates: Duhej paguar më shumë për bazën Manas


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha sot se Shtetet e Bashkuara do të duhej të shqyrtonin të paguajnë më shumë për të mundur të shfrytëzojnë bazën strategjike ajrore në Kirgizi.

Gates, i cili ndodhet në takimin e NATO-s në Poloni, tha se ai konsideron se ende janë të hapura bisedimet me Kirgizinë mbi të ardhmen e bazës Manas, e cila shfrytëzohet për të furnizuar trupat amerikane dhe ato ndërkombëtare në Afganistan.

Gates i bëri këto komente pasi parlamenti i Kirgizisë sot e miratoi urdhërin e qeverisë për mbylljen e bazës Manas.
XS
SM
MD
LG