Ndërlidhjet

Krakov: 20 vende zotohen për Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert gatesm deklaroi se rreth 20 vende kanë ofruar ta rritin praninë e tyre civile apo ushtarake në Afganistan, dhe se ngjashëm do të veprojnë edhe shumë vende tjera.

Gates i bëri këto komente në Krakov të Polonisë, në mbyllje të samitit dy ditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Zotimet u bënë në kohën kur NATO-ja kërkon shtim të kontingjentit civil ndërkombëtar në Afganistan, që do të përkonte me përpjekjet ushtarake për luftimin e kryengritjes talebane, e cila kërcënon t'i minojë zgjedhjet presidenciale në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG