Ndërlidhjet

ANEB: Irani mund të prodhoj armatim atomik


Në raportin më të ri të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) thuhet se Irani ka më tepër uranium të pasuruar se sa që e ka paraqitur deri tash.

Kjo, sipas agjencisë, tregon se Teherani ka mjaft material për prodhimin e bombës atomike brenda një kohe të shkurtër.

Uraniumi i pasuruar, për të cilin Irani thotë se e prodhon për nevoja të energjisë, mund të përdoret për qëllime civile dhe ushtarake.

Duke u shprehur për këtë raport, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, "nuk duhet të vonohen" në shqyrtimin e kësaj çështjeje shqetësuese lidhur me programin e dyshuar atomik të armatimit.
XS
SM
MD
LG