Ndërlidhjet

Riad: U ekzektuan me heqje koke dy policë


Autoritetet në Arabinë Saudite kanë ekzekutuar me heqje koke dy policë të trafikut të dënuar për rrahjen e një njeriu dhe për dhunim seksual të një të afërme të tij.

Në njoftimin e Ministrisë së brendshme thuhet se të dy personat janë ekzekutuar dje në kryeqytetin Riad.

Ata ishin të dënuar për sulm ndaj një qytetari jo saudit dhe për dhunimin e mbesës së tij.

Arabia Saudite e zbaton ligjin islamik, sipas të cilit njerëzit e dënuar për vrasje, trafikim të drogës, dhunim dhe plaçkitje me armë, mund të ekzekutohen.
XS
SM
MD
LG