Ndërlidhjet

Irani bllokon faqet e internetit për Khatamin


Raportohet se autoritetet e Iranit kanë bllokuar faqet në internet, që promovojnë kandidaturën për president të politikanit reformist, Mohammed Khatami.

Agjencia AP raporton se politikani reformist, Majid Ansari, ka thënë se së paku dy faqe në internet janë bllokuar.

Më herët këtë muaj, ish presidenti Khatami tha se do të garoj kundër presidentit aktual, Mahmud Ahmadinejad, në zgjedhjet më 12 qershor.

Gjatë presidencës së reformistit Khatami, në periudhën 1997 – 2005, është vërejtur një ulje e tensioneve me Perëndimin.
XS
SM
MD
LG