Ndërlidhjet

Irani tha se do ta provojë reaktorin bërthamor


Irani tha se planifikon ta provojë reaktorin e parë bërthamor në Bushehr në një ceremoni, e cila pritet të bëhet javën e ardhshme.

Mediat iraniane thanë se ky është hap i rëndësishëm përpara se reaktori të lëshohet në përdorim.

Puna provuese parasheh testimin me kompjutorë të të gjitha aktiviteteve të reaktorit.

Nuk është caktuar ndonjë datë për lëshimin në përdorim të reaktorit në Bushehr, por kreu i kompanisë shtetërore bërthamore të Rusisë, Sergei Kiriyenko, ka thënë se Rusia synon që ta startojë reaktorin bërthamor deri në fund të vitit.

Rusia e ka ndihmuar Iranin në ndërtimin e reaktorit, përkundër dyshimeve të Perëndimit se Irani synon të zhvillojë bombë bërthamore.
XS
SM
MD
LG