Ndërlidhjet

Franca: Irani duhet të jetë transparent


Franca i ka bërë thirrje Iranit të jetë më "transparent" lidhur me programin e vet bërthamor, dhe e përshkroi atë si "kërcënim serioz" për sigurinë në botë.

Duke folur anash një ekspozite në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ministri i Mbrojtjes i Francës, Herves Morin i bëri thirrje Iranit që të marrë pjesë në dialogun me vendet e Gjirit, për t'ua hequr frikën atyre nga programi i tij bërthamor.

Morin gjithashtu tha se Parisi do të dëshironte të luajë rol boshtor në Gjirin Persik, dhe shtoi se një bazë ushtarake franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë operacionale në muajin maj.
XS
SM
MD
LG