Ndërlidhjet

Sllovenia dhe Kroacia e diskutojnë kontestin kufitar


Kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Ivo Sanader nuk shënuan progres për zgjidhjen e kontestit kufitar, i cili e ka bllokuar rrugën e Kroacisë drejt Bashkimit Evropian.

Kontesti, i cili daton që nga vitit 1991, kur dy vendet fqinje u shkëputën nga ish Jugosllavia, ka të bëjë me Gjirin e Piranit, dhe rrjedhimisht të drejtën për qasjen në ujërat ndërkombëtare të Detit Adriatik.

Sllovenia, e cila hyri në Bashkimin Evropian në vitin 2004, i ka bllokuar përpjekjet e Kroacisë për në BE, dhe mund t'a shtyjë edhe anëtarësimin e saj në NATO.
XS
SM
MD
LG