Ndërlidhjet

Bernanke: Recesioni mund të zgjatë në 2010


Kreu i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke paralajmëroi se nëse aksioni masovik i qeverisë për ringjalljen e ekonomisë nuk tregohet i suksesshëm, atëherë recesioni që ka prekur ekonominë më të madhe në botë nuk do të përfundojë gjatë këtij viti.

Por Bernanke tha se nëse administrata e presidentit Obama dhe Banka Qendrore do të mund të rivendosin disa masa të stabilitetit finansiar, atëherë rimëkëmja ekonomike do të fillojë në vitin 2010.

Ai i bëri këto komente në Komitetin e Senatit për çështjet Bankare.
XS
SM
MD
LG