Ndërlidhjet

Afganistani e Pakistani me raporte të përmirësuara


Ministrat e Jashtëm të Pakistanit dhe Afganistanit thanë se marrëdhëniet ndërmjet vendeve të tyre janë përmirësuar jashtzakonisht dhe kanë arritur një nivel të besimit.

Ministri pakistanez Shah Mehmood Qureshi dhe homologu i tij afgan, Rangeen Dadfar Spanta u takuan në Uashington në prag të bisedimeve me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, si pjesë e rishqyrtimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan.

Qureshi tha se marrëveshja kontraverze e armëpushimit me kryengritësit pro-talebanë në luginën Swat në veriperëndim të Pakistanit, ishte "zgjidhje lokale për një problem lokal", dhe se militantëve nuk i është bërë kurrfarë lëshimi.
XS
SM
MD
LG