Ndërlidhjet

Pajisjet për Afganistan përmes Uzbekistanit


Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov tha se vendi i tij është dakorduar t'u lejojë Shteteve të Bashkuara transportin e pajisjeve jo-ushtarake përmes territorit të vet në Afganistanin fqinj.

"Çdo vend duhet të vendosë vetë se si do të veprojë lidhur me Afganistanin, bazuar në interesat e veta dhe ato interesat e Afganistanit", tha Karimov, i cili shtoi se nëpër Uzbekistan mund të transportohen vetëm ngarkesa jo-ushtarake.

SHBA-të po kërkojnë rrugë të reja transporti për forcat e koalicionit në Afganistan, që kur Kirgistani njoftoi se do ta mbyllë bazën ajrore amerikane në Manas.
XS
SM
MD
LG