Ndërlidhjet

CIA i raporton Obamës për situatën në ekonomi


Drejtori i CIA-s, ka thënë se analistët e agjencisë kanë filluar të sajojnë një dokument të përditshëm për presidentin, Barak Obama, i cili ka të bëjë me ekonominë në botë.
Djetori, Leon Panetta, ka thënë se recesioni global mund t'i prekë politikat e jashtme të vendeve që vuajnë nga jostabiliteti ekonomik, kështu që raportimi i përditshëm ka për qëllim që administrata Obama të mos "befasohet" nga ndryshimet e politikave si pasojë e rënies ekonomike.
Panetta ka veçuar këtu Rusinë, Kinën dhe vendet e Amerikës Latine: Argjentinën, Ekuadorin dhe Venezuelën.
XS
SM
MD
LG