Ndërlidhjet

Haga liron Millutinoviçin


Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë para pak çastesh ka liruar nga akuzat ish presidentin serb Millan Millutinovic. Ai akuzohej për orkestrimin e fushatës së vrasjeve, torturave dhe dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999. Pesë zyrtarët e tjerë serbë, që përballeshin me akuza të ngjashme u dënuan me 15 deri në 22 vjet burgim.

Në mesin e të dënuarve janë ish zëvendëskryeministri Nikolla Shahinoviç, ish ministri i mbrojtjes Dragoljub Ojdaniç, dy ish komandantët ushtarakë Nebojsha Pavkoviç dhe Vladimir Lazareviç dhe ish shefi i sigurisë publike Sreten Lukic.
XS
SM
MD
LG