OSBE-ja ka bërë thirrje sot që të ruhet formati aktual i negociatave për mospajtimet lidhur me rajonin Transdniestria në Moldavi.
Në negociatat për zgjidhjen e konfliktit 17 vjeçar, aktualisht janë të përfshirë Rusia, Ukraina, BE-ja, SHBA-të, OSBE-ja dhe zyrtarët nga Moldavia dhe Transdniestria.
Njoftimi i OSBE-së u bë pasi presidenti komunist i Moldavisë, Vlladimir Voronin, kishte shpresuar për mbështetjen ruse në bisedimet e ardhshme për zgjidhjen e konfliktit.
Më herët këtë javë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka sugjeruar negociata të ndërmjetësuara nga Rusia, për zgjidhjen e mospajtimeve, pa përfshirjen ndërkombëtare.
Rajoni Transdniestria ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990, që nuk është njohur ndërkombëtarisht. Në vitin 1992 u zhvillua luftë ndërmjet të dy palëve, që përfundoi me një marrëveshje të mbikëqyrur nga Rusia.