Ndërlidhjet

Obama i shpalli planet për tërheqje nga Iraku


Presidenti Barack Obama shpalli sot planin, sipas të cilit, deri në gusht të vitit 2010 do të tërhiqet pjesa më e madhe e ushtarëve amerikanë, që aktualisht gjenden në Irak.

Mëtutje, ai tha se 35 - 50 mijë ushtarë amerikanë mund të mbesin në Irak, për t'i mbështetur forcat irakiane të sigurisë.

Por, presidenti Obama, tha se deri në fund të vitit 2011 të gjitha trupat e Shteteve të Bashkuara do të tërhiqen nga Iraku.

Ai shpjegoi se për planet për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, ka biseduar me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki dhe me ish presidentin amerikan, George Bush.
XS
SM
MD
LG