Ndërlidhjet

Obama: Prania ushtarake në Afganistan jo e gjatë


Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë prani të gjatë ushtarake në Afganistan, përkundër planeve për të dërguar trupa shtesë atje.

Në intervistën për televizionin amerikan, zoti Obama, tha se Afganistani ka histori të "rezistencës ndaj asaj që e sheh si forcë okupuese" dhe se Shtetet e Bashkuara e kanë parasysh këtë gjë.

Megjithatë, ai nuk tha se kur trupat amerikane do të largohen nga Afganistani.

Presidenti Obama, ditë më parë, ka shpallur dërgimin e 17 mijë ushtarëve shtesë në Afganistan dhe është në proces të rishqyrtimit të strategjisë amerikane në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG