Ndërlidhjet

Karzai: Zgjedhjet të mbahen para 21 Majit


Presidenti i Afganistanit sot ka kërkuar që Komisioni i Zgjedhjeve i këtij vendi ta caktoj datën e re për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që do të ishin të harmonizuara me Kushtetutë.

Sipas kumtesës nga zyra e presidentit, zoti Karzai pajtohet me ligjëvënësit dhe me këshillat provinciale, që zgjedhjet duhet të mbahen para datës 21 Maj, ashtu siç parasheh Kushtetuta e këtij vendi.

Kështu, kërkesa e presidentit e ka vënë në pikëpyetje datën 20 Gusht, që ishte caktuar nga Komisioni.

Shumë ligjëvënës afganë kanë thënë se votimi në muajin Gusht do të ishte i papranueshëm, pasi mandati i presidentit Karzai, do të ishte jolegjitim pas datës 22 Maj.
XS
SM
MD
LG