Ndërlidhjet

Kriza rrezikon perde të hekurt ekonomike


Kryeministri i Hungarisë ka paralajmëruar se mund të vendoset një "perde e hekurt" ekonomike nëqoftëse liderët e BE-së nuk arrijnë t'i mbrojnë anëtaret më të dobëta nga kriza globale ekonomike.

Para samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, Ferenc Gyurcsany tha se rënia e kredive i ka goditur vendet lindore më të varfëra të Bashkimit Evropian.

Ai bëri thirrje që të krijohet në fond special i BE-së prej 241 miliarda dollarësh për të ndihmuar rivendosjen e besimit dhe likuditetit në tregjet finansiare të Evropës Lindore.
XS
SM
MD
LG