Ndërlidhjet

Italia i ktheu Rusisë një kishë ortodokse


Italia i ka kthyer sot në pronësi Rusisë një kishë ortodokse, si gjest i vullnetit të mirë ndaj Moskës dhe besimit ortodoks.

Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev udhëtoi në qytetin jugor italian Bari për të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit, e cila synon t'u japë shtysë lidhjeve mes dy vendeve dhe t'i zbutë raportet ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse të Rusisë.

Kisha e Shën Nikollës ishte ndërtuar në fillim të shekullit XX për pelegrinët, të cilët udhëtonin në Bari, për t'iu lutur relikteve të Nikollës nga Myra, shenjtor nga shekulli i IV.
XS
SM
MD
LG