Ndërlidhjet

Topolanek kundër fondit për Evropën Lindore


Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, e ka kundërshtuar propozimin e homologut hungarez, Fereny Gyurcsany, që të formohet një fond i veçantë për të ndihmuar vendet e Evropës Lindore të goditura nga kriza finansiare.

"Nuk mendoj se Evropa lindore është rajon special, dhe nuk besoj se nevoitet që të veçohen disa vende në kuadër të Bashkimit Evropian. Unë do ta mbështes ndihmën për të gjitha vendet e BE-së, të cilat kanë nevojë për të, e jo vetëm për Evropën lindore", tha Topolanek.
XS
SM
MD
LG