Ndërlidhjet

Mullen: Irani ka karburant për bombën bërthamore


Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani ka sasi të mjaftueshme të karburantit bërthamor për të ndërtuar bombën atomike, deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, admirali Mike Mullen.

Në një intervistë për televizionin CNN, Mullen tha se nëqoftëse Irani do të ndërtonte armë bërthamore, atëherë në plan afatgjatë, kjo do të ishte shumë keq për botën.

Ndërkohë në televizionin NBC, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates ishte më i kujdesshëm. Ai tha se Irani "për momentin nuk është afër prodhimit të armës".

Në raportin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore thuhet se Irani ka siguruar një sasi prej 1.010 kg uranium të pasuruar, që sipas ekspertëve, është e mjaftueshme për të ndërtuar një bombë bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG