Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka mbrojtur strategjinë e presidentit, Barak Obama për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. Gejts ka theksuar se trupat amerikane në Irak pas vitit 2010 do të kenë një lloj misoni paqësor, dhe do të kenë rol të posaçëm në trajnim, ndihmë dhe këshillim, duke ruajtur edhe më tutje aspektin e mbrojtjes antiterroriste. Presidenti Obama, javën e kaluar ka caktuar dhjetorin e vitit 2010, si afat për tërheqjen e trupave nga Iraku.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.