Ndërlidhjet

Donatorët zotohen 4.5 mrd dollarë për palestinezët


Donatorët ndërkombëtarë u zotuan për 4.48 miliardë dollarë për të rindërtuar Rripin e Gazës pas ofenzivës tri javore izraelite, por insistuan që fondet e tyre t'i anashkalojnë sundimtarët e Hamasit në territor.

Vendet arabe të Gjirit, Shtetet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian bënë zotime të rëndësishme.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Abul Gheit, tha se zotimet janët ë reja dhe do të paguhen gjytë dy viteve të ardhshme. Izraeli dhe Hamasi nuk ishin ftuar në konferencë.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton shpalli se SHBA-të do të japin 900 milionë dollarë ndihmë, dhe tha se janë vënë kufizime të rrepta për të siguruar se fondet nuk do të shkojnë te Hamasi, grup islamist që e qeveris Gazën.

"Duke u zotuar për këto fonde, ne ndjekim qasje afatshkurtër dhe afatgjatë. Nuk mjafton vetëm t'u përgjigjesh nevojave urgjente të popullit palestinez. Përgjigja jonë ndaj krizës së sotme në Gaza nuk mund të ndahet nga përpjekjet tona më të gjera për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse", tha Clinton.

Clinton tha se ndihma për Gazën duhet të jetë pjesë e përpjekjeve më të gjera për ndërtimin e paqes mes izraelitëve e palestinezëve.
XS
SM
MD
LG