Ndërlidhjet

CIA shkatërron 92 video-shirita


Agjencia Qendrore Informative amerikane CIA ka shkatërruar 92 video-shirita me hetimet e të dyshuarve për terrorizëm, kanë bërë të ditur mediat amerikane, duke u thirrur në dokumente të publikuara nga autoritete gjyqësore. Ish oficeri i CIA-s, Xhon Kiriakou, ka thënë se video-shiritat e shkatërruar tregojnë metodat e ashpra të hetimeve që janë xhiruar gjatë vitit 2002, gjatë seancave të dëgjimit të dy të dyshuarëve se janë liderë të Al Kaidës. Shkatërrimin e këtyre materialeve vizuele është duke e hetuar prokurori federal, Xhon Durham.
XS
SM
MD
LG