Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmohet kombëtarja e Sri Lankës


Persona të armatosur kanë sulmuar kombëtaren e kriketit të Sri Lankës para ndeshjes së sotme në Pakistan.

Njoftohet se pesë oficerë policie janë vrarë dhe disa lojtarë të kriketit janë plagosur,

Policia tha se dhjetra sulmues i kishin zënë pusinë autobusit të ekipit afër stadiumit kryesor në qytetin lindor pakistanez, Lahore.

Zyrtarët nuk thanë se kush mund të ishte prapa sulmit.

Presidentët e Sri Lankës dhe Pakistanit e kanë dënuar sulmin.
XS
SM
MD
LG