Ndërlidhjet

FDH: Ish policët akuzohen për krime në Kosovë


Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd ka akuzuar ish komandantët dhe anëtarët e njësive speciale të policisë së Serbisë, për krime në Kosovë.

Në një njoftim të publikuar sot, Fondi thotë se njësitet speciale kishin marrë pjesë "në shumë krime masive të luftës", kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë konfliktit në vitet 1998-99.

Siç raporton mëtutje agjencia AP, Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, thotë se personat përgjegjës për këto krime nuk janë dënuar dhe ende mbajnë pozita të rëndësishme në policinë e Serbisë.

Këto akuza janë mbështetur në dëshmitë e policëve që kishin refuzuar të merrnin pjesë në vrasje.
XS
SM
MD
LG