Ndërlidhjet

Athinë: Turistët grekë të kenë kujdes në Maqedoni


Greqia sot u ka tërhequr vërejtjen shtetasve të vet, që të kenë "kujdes të posaçëm" kur vendosin ta vizitojnë Maqedoninë fqinje, pas një sulmi kundër turistëve grekë gjatë fundjavës së kaluar.

"Inkurajojmë shtetasit grekë, që të ndërmarrin masa për kujdes të veçantë derisa qëndrojnë ose kalojnë" nëpër Maqedoni, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së jashtme të Greqisë.

Kjo vërejtje u bë dy ditë pasi turistët grekë janë ankuar për sulmin kundër tyre nga të rinjtë maqedonas, për të cilët është raportuar se kanë shkruar parulla anti greke në autobusat e turistëve dhe kanë gjuajtur objekte në drejtim të tyre.
XS
SM
MD
LG