Ndërlidhjet

Clinton: Me Sirinë - bisedime preliminare


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se do t'i dërgoj dy zyrtarë në Siri për bisedime preliminare për përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Ajo këto komente i bëri sot në një konferencë për gazetarë në Jerusalem, ku gjendet për vizitë.

Lidhjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë veçanërisht ishin tensionuar gjatë administratës së presidentit George Bush, që e kishte akuzuar Damaskun për mbështetje të terrorizmit dhe për mosangazhim në ndaljen e depërtimit të armatimit në Irak.

Presidenti Barack Obama ka premtuar angazhim "parimor dhe të vazhdueshëm" me të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme, përfshirë edhe Sirinë.
XS
SM
MD
LG