Ndërlidhjet

Gjërat e Gandhit u shitën për 1.8 milonë dollarë


Biznesmeni nga India, Vijay Mallya, ka paguar 1.8 milionë dollarë për gjërat personale të simbolit të pavarësisë së Indisë, Mahatma Gandhi.
Në këto gjëra përfshihen syzat, sandalet, ora e xhepit dhe pjata e Gandhit. Ankandi u mbajt mbrëmë në Nju Jork.

Një përfaqësues i blerësit tha se artikujt do të kthehen në Indi për tu eskpozuar para publikut.

Qeveria e Indisë e ka kundërshtuar shitjen e këtyre gjërave, duke vlerësuar se kjo është ofenduese për Gandhin, që ishte paqësor dhe që i refuzonte të mirat materiale.

Gjërat personale të Mahatma Ghandhit, që u vra në vitin 1948, ishin mbledhur nga një amerikan nga Kalifornia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG