Ndërlidhjet

Gjenevë: Hillary Clinton takon Sergei Lavrovin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, po bisedon me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, derisa Uashingtoni po synon përmirësimin e raporteve me Moskën.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve, prej se postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, e mori Barack Obama.

Në fillim të takimit në Gjenevë, zonja Clinton, i dha kolegut të saj rus një dhuratë, që demonstronte gatishmërinë për t'i përmirësuar lidhjet.
XS
SM
MD
LG