Ndërlidhjet

Diploma e doktoratës së Ajnshtajnit në ankand


Një galeri e arteve në Lucern të Zvicrës thotë se në qershor të këtij viti do të mbajë ankand për shitjen e diplomës së doktoratës së shkencëtarit Albert Ajnshtajn (Einstein), nga shkolla për matematikë dhe shkenca natyrore në Universitetin e Cyrihut.

Galeria Fischer tha se ky ankand do të bëhet në emër të një koleksionuesi privat, ndërsa çmimi fillestar i diplomës, do të jetë 17 mijë dollarë.

Disertacioni i Albert Ajnshtajnit titullohej "Një përkushtim i ri i dimensioneve molekulare". Ai këtë temë e mbrojti në vitin 1906, në moshën 26 vjeçare.
XS
SM
MD
LG