Ndërlidhjet

Feltman: Biseda "shumë konstruktive" me Sirinë


I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, tha sot në Damask se kishte biseda "shumë konstruktive" me zyrtarë të Sirisë.

Diplomati Feltman dhe një i dërguar tjetër i Shteteve të Bashkuara, u takuan me ministrin e jashtëm të Sirisë, Walid al-Moallem.

Kjo është vizita e parë e nivelit të këtillë amerikan në Siri, prej se Uashingtoni e tërhoqi ambasadorin e tij nga Damasku në vitin 2005, pas vrasjes së ish kryeministrit libanez, Rafik Hariri, në Bejrut. Për këtë vrasje, në masë të madhe, fajësohej Siria.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha sot se ende nuk është marrë vendimi lidhur me dërgimin eventual të ambasadorit amerikan në Siri.
XS
SM
MD
LG