Ndërlidhjet

Teheran: Irani i "befasuar" me vendimin e Marokut


Teherani thotë se është i "befasuar" me vendimin e Marokut, për t'i ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin.

Nëpërmjet të një njoftimi, Ministria e jashtme iraniane tha se kjo lëvizje e dëmton unitetin e botës islamike.

Dje Maroku njoftoi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe e akuzoi Teheranin se po përpiqet ta përhapë islamizmin shiit në Marok.

Aktualisht tensionet, poashtu, ishin rritur pas komenteve të një kleriku iranian, që e kishte vënë në dyshim pavarësinë e Bahreinit, që udhëhiqet nga sunitët, e që është aleat i Marakout.
XS
SM
MD
LG