Ndërlidhjet

Raportet: Rasmussen mbështetet për post në NATO


Britania, Franca dhe Gjermania do ta mbështesin kryeministrin danez, Anders Fogh Rasmussen, për ta zëvendësuar sekretarin e përgjithshëm të
NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, raportoi gazeta gjermane, Seuddeutsche Zeitung.

Sipas gazetës, zoti Scheffer do të tërhiqet në muajin korrik të këtij viti dhe kryeministri britanik, Gordon Brown, presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë pajtuar që Rasmussen mund ta zëvendësoj atë.

Siç raporton mëtutje agjencia Reuters nga Berlini, një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë se NATO-ja është duke diskutuar për këtë çështje dhe se vendimi nuk është marrë ende.
XS
SM
MD
LG