Ndërlidhjet

Obama: Mundësi bisedimi me elementë talebanë


Presidenti amerikan, Barak Obama i ka hapur dyert procesit të pajtimit në Afganistan, në të cilin ushtria amerikane do t'u zgjatë dorën elementëve të moderuar të talebanëve.

Në një intervistë të botuar nga "New York Times", Obama ka nënvizuar suksesin e strategjisë amerikane në Irak që disa kryengritës sunitë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të largohen nga Al Kaeda. Ai tha se mundësi të tilla ka edhe në Afganistan dhe Pakistan.

Por presidenti amerikan gjithashtu ka bërë të ditur se situata atje është shumë më e ndërlikuar se ajo me të cilën ushtria amerikane përballet në Irak.
XS
SM
MD
LG