Ndërlidhjet

SHBA do të largojnë 12.000 trupa nga Iraku


Ushtria amerikane në Irak tha se Shtetet e Bashkuara do t'i reduktojnë trupat e tyre në Irak për afro 12 mijë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Deklarata thotë se dy brigada luftuese, bashkë me forcat përcjellëse të logjistikës, inxhinierisë dhe inteligjencës, do të largohen deri në shtator dhe nuk do të zëvendësohen.

Aktualisht në Irak ndodhen rreth 140 mijë trupa amerikane.

Hapi shihet si pjesë e planit të presidentit Barack Obama për t'u dhënë fund operacioneve luftarake në Irak deri në gusht të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG