Ndërlidhjet

Babacan: Obama të mos njohë "gjenocidin"


Ministri i Jashtëm i Turqisë Ali Babacan e ka paralajmëruar presidentin amerikan Barack Obama kundër njohjes si gjenocid të masakrës së armenëve një shekull më parë.

Babacan tha në një intervistë për televizionin NTV se hapi i tillë vetëm do t'i minonte përpjekjet aktuale për pajtimin e Turqisë dhe Armenisë.

Babacan tha se Obama disa herë i është referuar gjatë fushatës presidenciale vrasjes së armenëve nga perandoria Otomane në vitet 1915-1917.

Më herët, Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar vrasjet, por nuk i kanë cilësuar si gjenocid, ndërsa më shumë se 20 vende i kanë njohur si të tilla.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG