Ndërlidhjet

Thaçi: Jam gati të pranoj Tadiqin në zyrën time


Kryeministri Hashim Thaçi e ka ftuar sot presidentin e Serbisë Boris Tadiq të vizitojë Kosovën.

“Beogradi çdo ditë kërkon pranga edhe qeli për mua. Por unë e ftoj presidentin Tadiç, që në vend të prangave dhe qelive, të vijë në zyrën time për një duarshtrëngim, në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe për bashkëpunim ndërshtetëror”, tha Thaçi gjatë një debati për çështjet e komuniteteve të organizuar në Çagllavicë.

Thaçi tha se Kosova dhe Serbia kanë të ardhme euroatlantike dhe nuk duhet të shikohen edhe më tutje si në periudhën e Luftës se Ftohtë.
XS
SM
MD
LG