Ndërlidhjet

Biden viziton NATO-n


Nënpresidenti amerikan Joe Biden arrin sot në Bruksel për tu këshilluar me aleatët në NATO rreth Afganistanit.

Presidenti Obama ka nisur rishikimin e strategjisë amerikane në Afganistan dhe në këtë kuadër bisedimet me aleatët që janë të pranishëm në terren janë të nevojshme.

Obama ka urdhëruar dërgimin e 17 mijë trupave shtesë në Afganistan dhe ka folur për mundësinë e fillimit të bisedimeve me talibanët e moderuar.
XS
SM
MD
LG