Zyrtarët irakianë thonë se nga sulmi vetëvrasës me bombë afër Bagdadit, janë vrarë së paku 28 vetë dhe afro 30 të tjerë janë plagosur.
Ky është sulmi i fundit në valën e dhunës, që po bëhet në periudhën derisa ushtria e Shteteve të Bashkuara planifikon zvogëlimin e forcave të saj.
Sipas ushtrisë irakiane, sulmi kishte për cak liderët fisnorë, komandantët ushtarakë dhe personat e tjerë, që po vizitonin një treg në qytetin Abu Ghraib, afër Bagdadit.
Të dielën, nga një sulm vetëvrasës me bombë, në pjesën lindore të Bagdadit, u vranë 30 vetë. Është raportuar se në ndër të vrarit dhe të plagosurit kishte gazetarë, policë dhe ushtarë.