Ndërlidhjet

Medvedev: Sinjalet nga Obama – pozitive


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, sot ka thënë se sinjalet, që po i merr nga presidenti amerikan, Barack Obama, janë "krejtësisht pozitive".

Ai këto komente i bëri sot, gjatë takimit me anëtarët e një komisioni amerikan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

- Për fat të keq, marrëdhëniet tona kishin degraduar në mënyrë domethënëse, gjatë disa viteve të kaluara. Ne ishin të brengosur për këtë fakt. Ne besojmë se kemi çdo mundësi për ta hapur një faqe të re në raportet Rusia – Shtetet e Bashkuara. Sinjalet, që ne po i marrim nga Shtetet e Bashkuara, mendoj sinjalet, që po i marrë nga presidenti Obama, më duken krejtësisht pozitive, tha Dmitry Medvedev.

Ai konfirmoi se me 1 prill në Londër do të takohet me presidentin Obama.
XS
SM
MD
LG