Ndërlidhjet

Steimeier: "Pozitivisht i befasuar" lidhur me Kosovën


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeir, tha se lidhur me Kosovën, ishte "pozitivisht i befasuar", megjithqë, ka tërhequr vërejtjen se para këtij vendi ende gjenden detyra të vështira.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili ende e kryen edhe detyrën e të dërguarit të Bashkimit Evropian në Bosnjë Hercegovinë.

Sllovakia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ministri Lajçak tha se është në interes të këtij vendi, që Kosova të jetë stabile dhe ka shprehur një optimizëm të kujdesshëm.

Mëtutje, agjencia DPA raporton se të dy ministrat e jashtëm diskutuan edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Steinmeier tha se gatishmëria për çuarjen përpara të reformave në këtë rajon ishte "krejtësisht e pamjaftueshme".
XS
SM
MD
LG