Ndërlidhjet

Tadiqi: "Kapitull të ri" në raportet me SHBA-të


Serbia dëshiron "një kapitull të ri" në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, tha presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, sot në Madrid.

Këto raporte ishin tensionuar për shkak se Uashingtoni e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Ne duhet ta hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dypalëshe me Shtetet e Bashkuara", tha zoti Tadiq, duke theksuar se "duhet të kemi raportet më të mira të mundshme me SHBA-të, pasi pa këtë lloj të marrëdhënieve ne nuk mund të vendosim paqe dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor".

Ai mëtutje tha se beson se do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama.

"Jam i sigurt se në periudhën para nesh, do të takohem me presidentin Obama, për të biseduar, jo vetëm për raportet tona dypalëshe, por edhe për perspektivat rajonale", tha presidenti Tadiq, në fund të vizitës së tij zyrtare në Spanjë.
XS
SM
MD
LG